Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të FBI, James Comey, që solli debate në SHBA, një panel i Senatit që po heton ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit të kaluar i ka dërguar një kërkesë të rrallë ish këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump.

 

Michael Flynn i janë kërkuar disa dokumente, pasi ai nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht  gjatë hetimeve sipas Komisionit të Inteligjencës së Senatit. Ai është ftuar te dëshmoje javën e ardhshme ne komision.

 

Flynn u detyrua të japë dorëheqjen në muajin shkurt, pasi nuk tregoi përmbajtjen e bisedimeve me diplomatët rusë, mes të cilëve ishte edhe ambasadori Sergei Kysliak.

 

FBI dhe dy komisione të senatit dhe dhomës së përfaqësuesve po hetojnë lidhjet e tij me Rusinë si pjesë e hetimeve më të gjera për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe lidhjet e Moskës me anëtarë të fushatës së Trump.

 

E ndërsa reagimet për shkarkimin e Flynn vazhdojnë, një zëdhënës i presidentit Trump tha se ai e kishte marrë në konsideratë këtë vendim që pas zgjedhjes president. Por kritikët e kanë akuzuar shefin e Shtëpisë së Bardhë se shkarkimi erdhi, pasi ai drejtonte hetimet për Rusinë.

 

Vetë Comey në një letër lamtumire, shkroi se nuk do të shpenzojë kohë me vendimin, pasi ai mund të merret me, ose pa arsye nga një president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *