E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Selmanaj mohon vrasjen e Bullarit: E shoqërova deri në Babicë dhe më pas ika

Bledar Selmanaj, autori i dyshuar i ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

 

Në dëshminë e dhënë pas arrestimit, mësohet se Selmanaj ka thënë se nuk e ka qëlluar ai me armë të riun pasi nuk ishte prezent në vendngjarje.

 

Reklamë

Ai ka rrëfyer se e ka transportuar Xhuljan Bullarin deri në Babicë e më pas është kthyer në banesën e tij në Vlorë ku ka fjetur. Por pavarësisht pretendimeve të ngritura, 39-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me rrethanat e krimit pasi provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë të kundërtën.

 

Shkak për vrasjen mendohet të ketë qenë një sasi droge që viktima kishte blerë dhe që dyshohet se e kishte paguar me para fallco. Autori dhe viktima ishin shokë dhe ishin nisur së bashku nga Tirana në drejtim të Vlorës.

 

25-vjeçari u gjet i pajetë të shtunën në një makinë tip “Fiat Punto”. Ai ishte qëlluar me tre plumba njëri prej të cilëve e kishte kapur në kokë.

 

Ndërkohë këtë të premte pritet që Selamanaj të dalë para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë