Tropoja edhe ne 25 qershor u identifikua si bastioni i demokrateve e pikërisht këtu dy kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami kane realizuar përballjen e dyte. Por edhe pse rivalet per kreun e PD u perballen ne bajram curri, zyra e shtypit e PD ka zgjedhur qe materialet ti shpërndarje si aktivitete te veçanta. Ne materialin e shpërndare per kandidatin Selami, mesazhi kryesor i tij është hapja e partisë dhe rikthimi i besimit te faktorit ndërkombëtar tek PD.

 

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

 

Para demokrateve te Tropojës, Selami ka rrëfyer ambicien e tij per te kandiduar per postin e kreut te PD qe ne vitin 2013.

 

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicia ime, pikërisht ta ktheja PD,  në parti bashkëkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukuar jashtë,   vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe.”

 

Selami beson se PD duhet t’i kërkojë ndjese mbështetësve tradicionale te saj, pronareve dhe ish-te përndjekurve për braktisjen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *