Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Vendimin e bëri me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.

 

“Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.
Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.
Vendimi i Selamit vjen pasi kreu i PD-sw Lulzim Basha ngriu funksionet e tij si kryetar partie dhe i hapi rrugë organizimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *