Subscribe

Kandidati per kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, mbërriti i pari ne selinë e Partisë Demokratike. Pas votimit, Selami theksoi se besonte tek fitorja pavarësisht kushteve te pabarabarta ne gare

 

“Unë mendoj që gara e pabarabartë nuk mund të nxjerrë një rezultat klinikisht të drejtë. Por ato çka humbas në procedura, unë e fitoj në avantazhin që ka modeli im.”

 

Pas Eduard Selamit votoi edhe Lulzim Basha, i cili kërkoi nga demokratet nje mandat te dyte.

 

“Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.”

 

Pasdite Selami doli serish përpara kamerave nga selia qendrore e Partisë Demokratike, kete here per te denoncuar disa parregullsi. Ai tha se procesi do te ishte me transparent nëse votat do te numëroheshin ne degët  përkatëse.

 

Ne oret e para te mëngjesit te se dielës pritet te dale edhe rezultati per njeriun qe do te drejtoje PD ne 4 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *