E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen pasuri me vlerë 228 mijë euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qënieve njerëzore

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Real Oëner”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të 34-vjeçarit Ismail Gjineci, i dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Reklamë

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament dhe dy automjete, me një vlerë totale rreth 228 mijë euro. Dyshohet se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria kriminale e Gjinecit dhe janë regjistruar në emër të babait të tij.

Hetimet vijojnë për identifikimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, me qëllim shmangien e ligjit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë