Është mbyllur sërish brenda një kohe të shkurtër seanca plenare e ditës së sotme.

Mazhoranca ka kaluar e vetme ligjet, siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara. Ndër ligjet që kanë kaluar është dhe “Ligji për investimet strategjike”. Me votat e PS është miratuar edhe projektligji për ‘Burimet Ujore’ dhe ai për “Turizmin”

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë vijuar me tensione në Parlament. Ata kanë bllokuar foltoren, teksa mbanin pankarta në duar dhe kanë shkaktuar zhurmë me bilbilë.

Ndërkohë, nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj ka bërë thirrje që seanca të vijojë normalisht, në nder të 7-8 Marsit.

“Sot është një ditë e veçantë. Në respekt të kësaj dite, të 7-8 marsit të urojmë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët. Mendoj që do t’ia vlente sado pak respekt. Nuk kërkoj t’ju imponohem, por sjellja juaj sot duhet të ndryshonte në respekt të këtyre ditëve. E çelim seancën plenare”, tha ajo.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka është përjashtuar me 30 ditë, me 20 ditë deputetit Bledjon Nallbani dhe me 5 ditë të deputeti Saimir Korreshi pas tensioneve në seancën e kaluar /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *