Subscribe

Lideret e Ballkanit Perendimor diskutuan ne Bruksel strategjine e re te zgjerimit dhe pergatitjet per Samitin e Zagrebit qe mbahet ne maj. Pas perfundimit te takimit te organizuar nga kreu I Keshillit Europian Mishel dhe presidentja e komisionit Von Der Lejen, kryeministri Rama u shpreh optimist per celjen e negociatave.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes për sa i përket aspekteve financiare, kështu që, do të shikojmë më tutje. Kemi rënë dakord që do të vazhdojmë një diskutim të brendshëm me Presidenten e Komisionit, stafin e saj dhe të tjerët, flas nga pikëpamja e gjitha vendeve tona, për të dalë në disa konkluzione solide deri në Samitin e Zagrebit.

 

Rama tha Shqiperia I ka beret e gjitha detyrat dhe se tani fjalen e kane vendet antare te bashkimit europian per te dhene driten jeshile per negociatat.

 

Vlerësimi i Komisionit Europian ka qenë pozitiv, do të jetë pozitiv se s’ka si të jetë ndryshe, përderisa Shqipëria i ka bërë dhe po i bën detyrat, madje unë pres që dhe nisma jonë më e fundit të gjejë vendin e vet të merituar në vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Por, e përsëris, që, bëjmë çfarë bëjmë ne, ne e bëjmë për veten tonë.

 

I pyetur per nismen e e shengenit rajonal e cila nga kritiket eshte konsideruar si njelloj sfide ndaj Bashkimit Europian kryeministri Edi Rama perseriti vendosmerine per te cuar perpara me kete projekt. Madje sipas shefit te qeverise shqiptare Shengeni I Ballkanit do te marre edhe mbeshtetjen e ibnstitucioneve te Unionit.

 

Kemi diskutuar për domosdoshmërinë e një shtyse të mëtejshme të asaj që është konceptuar dhe është formësuar pjesërisht nga Procesi i Berlinit dhe unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe derisa është një vizion që merr spunto nga 4 liritë e vetë Bashkimit Europian, por, sigurisht, që do të na duhet që të kemi pak durim, sepse ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan, janë edhe në Europë, kudo, kështu që, ndërkohë që BE, KiE, KE kanë shumë probleme të tjera dhe kanë shumë e shumë halle të tjera, kështu që derisa të kenë plotësisht fokus mbi këtë që ne duam të bëjmë, jam i bindur që gjithçka do të kthjellohet dhe pastaj jo vetëm që BE do ta mbështesë fuqimisht, por kam bindjen që vendet do vlerësohen edhe në bazë të qasjes dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda perimetrit të Shengenit rajonal.

 

Mengjesin e te henes Rama u takua ne Bruksel edhe me ministrat e jashtem te vendeve antareve te bashkimit europian ne prani edhe te komisionerit te zgjerimit Oliver Varheli. Ky i fundit vleresoi ecurine e reformave dhe pershendeti operacionin forca e ligjit per sekuestrimion e pasurive te kokave te krimit te organizuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *