E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Samiti i “BRICS” në Johanesburg/ Kina, Rusia e disa vende të tjera diskutojnë krijimin e një poli të ri ekonomik botëror

Blloku “BRICS” i vendeve me ekonomi të mëdha i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut po mbajnë samitin e 15 me liderët e vendeve anëtare në Johanesburg, në Afrikën e jugut.

 

Reklamë

Samiti nisi të martën në 22 gusht dhe do të zgjasë deri të enjten.

 

Reklamë

Ndryshe nga takimet e para, këtë herë presidenti rus Vladimir Putin po merr pjesë virtualisht pasi udhëtimi i tij në Afrikën e Jugut u ndërlikua nga një fletë-arrest i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në muajin mars.

 

Edhe udhëheqësi i Kinsës, Xi Jinping, e anashkaloi papritur pjesëmarrjen në takim megjithëse mbërriti në Johanesburg të hënën. Pa asnjë shpjegim zyrtar, në vend të tij, Xi jin ping dërgoi ministrin e Tregtisë i cili mbajti një fjalim, tërthoraz kritikues ndaj SHBA.

 

Ekonomitë që përbëjnë një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto global, duket se po marrin një kthesë të qartë anti-perëndimore. Kjo ngre perspektivën e një aktori të ri ekonomik dhe politik kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në çështjet botërore.

 

Një çështje në samit do të jenë lëvizjet për të minuar dominimin e dollarit amerikan në transaksionet tregtare ndërkombëtare, të cilat do të ishin të dobishme për Rusinë e jo vetëm.

 

Prej kohësh Kina po kërkon të ndërtojë një koalicion më të gjerë të vendeve në zhvillim për të rritur ndikimin e Pekinit dhe për të përforcuar përpjekjet e tij konkurruese ndaj SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë