Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka theksuar se nuk do të jetë i pranishëm të premten për të mbajtur fjalimin e tij në Samitin e Dytë të Diasporës.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Basha shkruan se nuk mund ta pranojë përdorimin e këtij samiti si një fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre.

 

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *