E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Saimir Tahiri njihet me akuzat: Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar gjatë kësaj të enjteje Gjykatës së Krimeve të Rënda ku është njohur me akuzat e prokurorisë.

 

Tahiri ashtu si çdo herë u shoqërua nga avokati I tij mbrojtës, Maks Haxhia.

 

Reklamë

Por pas njohejes me akuzat, Tahiri tha para mediave se ai është personi I dytë në Shqipëri pas Aldo Bares që akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal ndërsa nuk nguroi ta cilësonte organin e akuzës si të komanduar.

 

“Akuza ishte më e rëndë.  Ishte trafik droge krijim i grupit të strukturuar kriminal kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal. Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi.”

Më shumë video

Reklamë