Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” , ka treguar më shumë se si ajo dhe familja e saj janë duke kaluar këto ditë vetëizolimi.Sipas Gjoshës, kjo periudhë ka qenë një mundësi e shkëlqyer për tju dedikuar familjen, megjithatë me kalimin e ditëve bëhet edhe më e vështirë.
 “Ditët e para ishin interesante. Jeta ishte pak ndryshe. Ju përkushtuam familjes, shtëpisë. Ishte kënaqësi me fëmijët ti rinjihje ndryshe. Kjo ishte diçka shumë e re, të paktën për Luisin sepse për shumë vite kam qenë më pak prezente, për shkak të punës ndërsa me vajzën më ndryshe. T’ju them të vërtetën sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë e vështirë bëhet. Unë nuk kam dalë fare nga shtëpia… Kam një shqetësim për fëmijët dhe po i ruaj. Siç po e kaloj unë, po e kalon çdo qytetar. Është pjesa financiare sepse secili nga ne do ta kuptojë kur ti kthehemi jetës normale.”
Gjendja e karantinës ka ndikuar edhe në psikologjinë dhe rutinën e fëmijëve, por sipas Klajdës ata e kanë kuptuar seriozitetin e situatës.
“Djali ka qenë më i informuar për virusin në shkollë me mësuesit dhe shokët. Ditët e para pas çdo gjëje thoshte duhet të lash duart… Nuk besoj që ka nevojë për shpjegim, pasi fëmijët e kapin nga lajmet, pasi  është e pashmangshme. “
Ish ministrja nuk ka nguruar të komentojë edhe përsa u përket masave të qeverisë shqiptare, për të menaxhuar krizën e thellë që ka shkaktuar koronavirusi.
“Është një fillim i mirë. Ka mangësi në informacion, sa do të përfitojnë qytetarët, bizneset . Patjetër duhen parë masat dhe jo vetëm plani A, por edhe më pas. Fatkeqësia është që buxheti i shtetit do kohë të lëvizë nga vendi dhe kjo nuk iu jep qytetarëve kompensimin e menjëhershëm. Qytetarët nuk kanë minimumin jetik dhe nëse kjo zgjat shumë do jetë një goditje fatale për Shqipërinë dhe jo vetëm. Kur të dalim nga kjo situatë do e kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur me ne,“-u shpreh Klajda Gjosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *