E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rusia mohon akuzat: Nuk e kemi bombarduar ne Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova pohon se nuk ishin forcat ruse ato që bombarduan Konsullatën shqiptare në Kharkiv të Ukrainës, duke hedhur poshtë akuzat e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

 

Reklamë

Zakharova u shpreh se Moska nuk ka lidhje me shkatërrimin e ambienteve të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë.

 

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet gjoja të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë