Qindra pjesëtarë të shërbimit ushtarak marshuan në Sheshin e Kuq të Moskës, për të shënuar përvjetorin e fitores ndaj nazizmit. Presidenti rus, Vladimir Putin, i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko, ishte i pranishëm në aktivitetet për 9 majin.

 

Teksa uroi popullin, kreu i Kremlinit hodhi akuza edhe ndaj Perëndimit.

 

 “Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë vendimtare kthese. Një luftë e vërtetë ka nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, do t’i mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tone. Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura. Perëndimi ka harruar se kush e mundi nazizmin.Perëndimi harron se kush e mundi të keqen. Rusia, si gjithë të tjerët, dëshiron paqen, por ne do të mbrohemi. Perëndimi provokon konflikte të përgjakshme, mbjell farat e “rusofobisë” dhe pretendon se u diktojë rregullat e tij të gjitha kombeve. Çdo ideologji supremacie është një kriminel që sjell vdekjen, por elitat globaliste perëndimore vazhdojnë të flasin

 

Po ashtu, Putin falënderoi ushtarët që po marrin pjesë në atë që Rusia vazhdon ta quajë “operacioni special ushtarak”.

 

Ne ju mirëpresim të gjithëve të luftoni për Rusinë, të gjithë ata që përfundojnë detyrën e tyre ushtarake. Gjatë Luftës së Madhe Patriotike, paraardhësit tanë kanë dëshmuar se nuk ka asgjë më të fortë se dashuria jonë për atdheun tonë, për Rusinë, për ushtrinë tonë, për fitoren.”

 

Me përfundimin e fjalimit të Putinit, nisi të këndojë himnin kombëtar rus i shoqëruar më pas nga disa përshëndetje me të shtëna armësh. Dita e Fitores është një nga festat më të rëndësishme në Rusi, kur njerëzit përkujtojnë sakrificat e mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *