Subscribe

Dy shtetasit rus dhe ai ukraina, që u arrestuan menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh po hetohen si spiunë.

 

Ata kane qene nen mbikëqyrje pasi kishte informacione apo dyshime për aktivitetin e tyre.

 

Kete e beri te ditur ministri i Mbrojtes Niko Peleshi teksa pa nga afër në QSUT dy ushtarëve që u sulmun një ditë më parë.

 

Ka informacion, ka pasur infomacion dhe para se të ndodhte ngjarja. Kanë qenë në vëzhgim. Dy ushtarët kanë reaguar në momentin e duhur. Blogerë apo jo kemi të bëjmë me një ngjarje që ka dhunë brenda. Është futje në një institucion në mënyrë të paautorizuar, që nuk e lejon ligji.

Sa i takon ish-Uzinës në Gramsh, Peleshi tha se kjo godinë prej vitesh ishte jashtë funksionit dhe nuk është më aktive në prodhimin e armëve.

 

Nuk është uzinë e braktisur por një uzinë që ka ndaluar prej shumë vitesh, që në ’92 aktivitetin e prodhimit të armëve. Është në konservim. Mund të ishte zhbërë, por vijnë dhe kohëra si këto kur na duhet të kalojmë nga politika e demilitarizimit në një politikë të modernizimit të ushtrisë dhe pse jo të tërheqjes së investitorëve vendas apo të huaj për të riaktivizuar dhe ato industri të fjetura ushtarake.

 

Dy rusët dhe i riu ukrainas u kapën një ditë më parë nga policia dhe po hetohen nga antiterrori dhe agjensite e inteligjences.

 

Ata kanë deklaruar se nuk janë spiunë, por blogerë që filmojnë godina dhe pajisje të vjetra. Por megjithate kane lindur dyshime të forta për shkak të pajisjes qe u eshte gjetur e cila përdorët për spiunazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *