Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ukrainë.
Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët në portin e Odessës. Gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskyn, kryeministri grek iu referua sulmit që ndodhi në autokolonën e presidentit ukrainas.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha: “Dëgjuam disa sirena dhe pak më pas kur po shkonim te makinat tona dëgjuam një shpërthim të madh. Për ne ky është kujtimi më i mirë se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë. Çdo ditë.”.
Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës (6.3.2024).
“Ne jemi të gjithë mirë”, tha për protothema.gr Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, ku përfshihen 8 persona përveç kryeministrit dhe sigurimit të tyre. Shpërthimi i fuqishëm në Odessa ka ndodhur pak para takimit të kryeministrit grek me presidentin ukrainas. Një alarm për sulm ajror u dha menjëherë në zonë.
Udhëtimi i kryeministrit në Ukrainë u bë i ditur herët në mëngjes, kur u tha se Kyriakos Mitsotakis, para mbërritjes së tij në Bukuresht për konferencën e Partisë Popullore Evropiane, do të shkojë në Odessa për t’u takuar me presidentin ukrainas./vizionplus.tv