E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ruçi: Pasionet politike na dëmtojne, në 2019 ulemi në tryezen e negociatave

Kreu I Kuvendit Gramoz Ruci gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët komentoi vendimin e KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë në qershor 2019.

 

Reklamë

Ruci tha se KE-ja iu përgjigj pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria gjatë këtyre viteve duke marrë në konsideratë edhe rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian.

 

Por kreu i Kuvendit tha se negociatat mund të ishin hapur që sot nëse ne nuk do të jepeshin me kaq shumë vrull pas pasioneve politike.

 

Ai shtoi se vendimi I Keshillit Europian nuk është një arritje vetëm e qeverisë por e të gjithë qytetareve shqiptarë.

 

“Ne qershor 2019 është e sigurte që ne do të ulemi në tryezen e negociatave për anëtaresim. Këshilli Europian na kërkon ne që të thellohemi në luftën kundër korrupsionit dhe reformen në drejtësi. Ne duhet ti lëjmë zakonet e grindjeve politike dhe te bashkëpunojnë për këtë proces në të mirë të qytetareve”

Më shumë video

Reklamë