Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje mbyten në...

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të...

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg...

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën thirrje për...

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në...

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit si “territor...

U gjet e pajetë në banesë, burri dhe vjehrra...

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale

27 Mars 14:07

Paul është një 19 vjeçar nga Berlini, i cili para një viti ka mbaruar maturën. Për vitet e fundit të shkollës ai nuk ka kujtime të mira. “Për shkak të Coronës ishim rregullisht në lokdaun. Me javë nuk kishte mësim dhe duhej të qëndroje në shtëpi. Të takoje shokë, të dilje nëpër vende të ndryshme të festoje party apo të shkoje në sport – shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot.”

 

Paul thotë, se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luante lojëra me të tjerët në mediat sociale. Berlinezi tani është i lumtur që kufizimet e Coronës kanë marrë fund. Ai ka dalë nga bota virtuale dhe i është kthyer jetës reale. Por shumë të tjerë kanë ngecur në kozmosin virtual.

 

Shifra “të frikshme”

 

Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe mediat sociale është dyfishuar që nga viti 2019. Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, chatte-n apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në mediat sociale. Andreas Storm, kreu i departamentit të shëndetit në DAK bën fjalë për “rezultate të frikshme”. “Nuk u përmbush shpresa, që rritja e kohës së përdorimit dhe shenjat e varësisë janë frenuar.”

 

Kovë në vend të WC-së

 

Se çfarë pasojash ka një varësi e tillë e shpjegon psikologu Kai Müller, i cili drejton Shoqatën e Ekspertëve për Analizimin e Varësisë nga Mediat dhe punon në ambulancën që trajton fëmijët me varësi nga lojërat kompjuterike në Klinikën Universitare të Maincit. Aty telefonojnë prindër rë dëshpëruar, që nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular. Janë të rinj që injorojnë shkollën dhe detyrimet familjare, refuzojnë të ndahen nga celulari dhe reagojnë me zemërim, mllef apo nuk e kuptojnë reagimin e prindërve. Janë të rinj që mbyllen në dhomat e tyre, ku prindërit humbasin qasjen tek ata, dhe nuk ndjekin më aktivitete jashtëshkollore apo interesa të tjera. Në raste ekstreme harrojnë të ushqehen dhe vënë një kovë në dhomë në vend që të shkojnë në banjo.

Lidhja emocionale

 

Sipas psikologut Kai Müller, pandemia ishte shumë më e rëndë për adoleshentët se për të rriturit. Konsumi i lojërave, videove dhe mediave sociale ishte shpesh një “ngushëllues shpirtëror”. “Kur mediat e përthithin për vete dikë që ndodhet në një fazë frike, zhgënjimi apo vetë dyshimesh, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj kondicionimi emocional, si themi ne në psikologji”. Krijohet një lidhje emocionale, dhe kjo sigurisht që është shtysa e parë të mbetesh varur në një lidhje të tillë.”

 

Humbje e plotë e kontrollit

 

Që nga viti 2022 varësia nga lojërat komjuterike është kategorizuar nga OBSH si diagnozë më vete. Psikologu Kai Müller përmend tre kritere, me të cilat bëhet diagnostikimi. Nga njëra anë është humbja e kontrollit, pra të mos vendosësh më me vetëdije. “Pra sa konsumoj, kur nuk konsumoj, sa kohë dhe çfarë konsumoj?” Pika e dytë lidhet me priorizimin. Nëse loja apo përdorimi i mediave sociale nuk është më pjesë e jetës, por dominon gjithçka. “Kriteri i tretë është vazhdimi i konsumit, megjithëse të prekurit e vërejnë, se kjo çon në probleme, apo nuk më bën mirë”, shpjegon Müller.

 

Me kohë fillon reflektimi

 

Presioni që krijon kjo lloj varësie zhvillohet me kohë, sipas ekspertit. “Kur të rinjtë e vërejnë se ata kanë ngecur në këtë varësi në një kohë që rrethi i shokëve që ka luajtur lojëra për para fillon e i drejtohet gjërave të tjera në jetë: ka për shembull shoqen e parë, të dashurin e parë apo ndjek aktivitete të tjera, që nuk kanë të bëjnë me internetin. Ky është shpesh si një fitil i brendshëm, pasi të prekurit pyesin veten -po pse po ndodh me mua kjo?” Kai Müller, thotë se kemi pasur raste, që vetë 17 vjeçarët të vijnë në ambulancë dhe të kërkojnë ndihmë.

 

Të rinjtë mësojnë përditë diçka të re në qendrën e trajtimit, jo vetëm nga ana shkollore, po edhe njerëzore. Kai Müller thotë, se përsa i përket zhvillimit kam shpesh ndjesinë, se nëse dikush që ka moshën biologjike 25 apo 26 vjeç të duket si një 15 apo 16 vjeçar. Edhe një fenomen vënë re ekspertët. Djemtë janë më të prekur se vajzat. Megjithëse varësia prek të dyja gjinitë, në qendrat e trajtimit të varësisë në Mainc gjen më pak vajza se djem. Përdorimi i mediave sociale është sot i vetëkuptueshëm, por Müller bën fjalë për një “shifër të lartë të paditur” të atyre me varësi klinike. Ministria e Shëndetësisë në Berlin ka porositur fushata sqartimi, që fokusohen veçanërisht tek përdorimi tejet i ekzagjeruar i mediave sociale. Kai Müller flet edhe për një projekt studimor që po shikon mënyrat e trajtimit të të sëmurëve.

 

Varësi për gjithë jetën

 

Sipas ekspertëve kjo varësi mund të trajtohet më mirë me terapi nëse mjekët dhe psikologët ndërhyjnë herët para se varësia të bëhet kronike. “Ne kemi edhe pacientë që kanë treguar që në rini simptoma të varësisë dhe pastaj janë trajtuar vetëm si të rritur, pjesërisht janë shtruar në spital, dhe që kanë moshën 30 vjeç e lart, ata vijnë të trajtohen, sepse kanë humbur kontrollin.” Vështirësi ka për gjetjen e një terapie. Në ambulancën e Maincit pacientët duhet të presin tre muaj për një orar tek psikologu. Më parë kanë qenë dy javë. “Jemi larg asaj që të kemi gjendje të mirë të trajtimit të të prekurve”, thotë Müller. Për të një marrë vend terapie pacientët duhet të presin pastaj deri në gjashtë muaj.

 

Sipas ekspertit të DAK, Andreas Storm duhet që të zgjerohen ofertat e parandalimit dhe të ndihmës. “Nëse nuk veprojmë shpejt tani, atëherë gjithnjë e më shumë fëmijë e të rinj në të ardhmen do të jenë të varur në mënyrë kronike nga mediat sociale dhe trendi negativ nuk do të ndalet.” Storm kërkon që politika dhe shoqëria të veprojnë. “Fëmijet e të rinjtë duhet të mësojnë, që të vlerësojnë rrezikun e përdorimit të mediave digjitale, dhe të reflektojnë mbi konsumin e tyre me qëllim që në plan afatgjatë të përdorin në mënyrë konstruktive mundësitë e botës digjitale në jetën private dhe atë të punës.” Psikologët u kujtojnë prindërve se janë ata që duhet të vendosin kufij më të qartë tek fëmijët në lidhje me përdorimin e ofertave digjitale. Një gjë është e qartë: kompjuterat dhe smartphone-t janë kudo të pranishëm dhe nuk do të largohen nga bota moderne. Në një kohë që varësia nga alkooli është e mundur të trajtohet përmes mosblerjes së tij, rikthimi tek varësia digjitale është vetëm një klikim larg./DW/

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
femije Media Sociale varesi kronike

Nga e njëjta kategori

Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes viktimave edhe çifti i ri, 16-vjeçari lufton për jetën (EMRAT)

më shumë...

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me bordurën, humbin jetën tre të rinj, dy të tjerë të plagosur

më shumë...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

më shumë...

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para autoriteteve, flasin turqit që e shoqëruan me makinë: E kishim shok

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Të sapomartuar, ky është çifti që humbi...

10:47

Zjarret/ Vihen nën kontroll flakët në Malin...

10:41

Aksidenti me tre të vdekur në Manzë,...

10:22

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje...

10:06

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes...

10:05

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në...

9:55

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për...

9:53

Aksident fatal pranë Prishtinës, humbin jetën dy...

9:52

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11...

9:45

Ish-ministri i shkarkuar ukrainas i Mbrojtjes bën...

9:36

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra të raportuara...

9:17

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet...

9:06

Trump publikon hartën, shpall Ngushticën e Hormuzit...

8:52

Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën...

8:29

U gjet e pajetë në banesë, burri...

8:11

Horoskopi i sotëm, një surprizë, një mundësi...

8:09

Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i...

7:54

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me...

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.