Subscribe

Qeveria pritet të ndërmarrë një nisëm të re në drejtim të biznesit të vogël duke  rritur kufirin e xhiros që ndan të voglin  nga i madhi.

Kjo do të thotë që sot, një biznes me xhiro nga 5 deri  në 8 milion lekë paguan tatim mbi fitimi në masën 5 %. Ndërsa me nismën e re, këtë nivel tatimi do ta paguajnë ata që do të bëjnë xhiro nga 5 deri në 12 ose 14 milion lekë në vit. Ky mendohet se do të jetë edhe tavani që qeveria parashikon të përcaktojë.

Masa e re pritet ti japë një frymëmarrje më shumë kësaj kategorie tregtarësh, të cilët për të mos kaluar  në biznes të madhe me taksa më të larta, përpiqen të fshehin xhiron vjetore.

Jemi duke diskutuar mbi këtë masë. Nuk mund tju themi sa do jetë, por do ta zyrtarizojnë shumë shpejt. Qëllimi është që ju të mos gënjeni më por të bëheni aleat, duke i kërkuar biznesit të madhe çdo gjë me faturë. – tha kryeministri.

 

Këtë nisëm kreu i qeverisë e prezantoi gjatë një takimi me biznese të vogla, por zyrtarizmi i saj pritet të finalizohet në  muajin në vijim. Por çdo të thotë ky ndryshim kufiri dhe cila është diferenca?

 

Vladimir Shehi përfaqëson një biznes të vogël. Taksat e tij lokale në vit arrijnë në 7500 lekë në vit. “Por unë kam dhe një vëlla, i cili përfaqëson biznes të madh. Kur shoh që kjo kategori paguan gati 70 mijë lekë në vit vetëm taksa vendore, i them vetes, ç’më duhet mua të kaloj pragun 8 milion lekë”- thotë Shehi

 

Nga ana tjetër kreu i shoqatës së biznesit të vogël  kërkoi më shumë vëmendje ndaj politikave fiskale të kësaj kategorie që sipas tyre ka fitim minimal.

 

“S’dua të ndalëm vetëm tek taksat qendrore. Por ama mund t’u them se taksat lokale janë rritur ndjeshëm. Por ashtu edhe çmimi i energjisë ka pësuar rritje. Ndërsa çmimi i karburantit është më i shtrenjti në botë. Qeveria duhet ti rishikojë këtë kosto pasi rëndojnë shumë bizneset tona”- u shpreh Albert Nasto

 

Kjo masë e qeverisë vjen në një moment kur debati për vendosjen e TVSH tek bizneset me xhiro mbi 2 milion lekë ka sjellë edhe protesta në Tirane e në disa rrethe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *