Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kioto të Japonisë ku 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme në një studio për filmat e animuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur dhe gjenden nën kujdes mjekësor.

Ata sqarojnë se është arrestuar një 41 vjecar i cili dyshohet se ka hedhur benzinë qëllimisht dhe më pas i ka vënë zjarrin ndërteësës 3 katëshe. Motivet e kesaj ngjarje ende nuk janë të qarta ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e saj.

“Kioto animation” u themelua ne vitin 1981 dhe ka prodhuar shfaqje te ndryshme popullore shume te dashura per publikun.

Reagimet në mediat sociale për t’u solidarizuar me familjet e viktimave  dhe te plagosurit kanë qënë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *