E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Rriten “temperaturat” në fermë, afrimi i finales shton presionin ndaj konkurrentëve

Në një garë ku çdo ditë vjen e bëhet më e ngarkuar me emocione, “Ferma Vip 2” po kthehet në një arenë të vërtetë sfidash, tensioni dhe aleancash. Çdo orë që kalon forcon ndarjet, zbulon karaktere dhe teston kufijtë e durimit.

Marrja e drejtimit të punëve të fermës nga Andueli, pas zgjedhjes së tij nga Frederiku, i eliminuari i spektaklit të së premtes, ka sjellë reagime të ndryshme në radhët e fermerëve.

Reklamë

Megjithatë, kryefermeri është treguar i kujdesshëm, duke ndarë detyrat në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Organizimi i punëve dhe përkushtimi maksimal ndaj mirëmbajtjes së fermës vijon të jetë mbi rivalitetin dhe dinamikës së lojës. Ndaj dhe frytet e këtyre punëve kanë filluar të dalin në pah.

70% buxhet për fermerët, ka ardhur si një mundësi e artë për të përmirësuar kushtet në fermë pas një jave të vështirë që konkurrentët kaluan.

Sfidat dhe lojërat e organizuara nga Agai kanë gjallëruar ndjeshëm javën, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe të paparashikueshme. Megjithatë, përtej sfidave, nuk ka munguar edhe energjia pozitive.

Temperaturat e larta dhe ardhja e verës kanë nxehur jo pak lojën. Të ndarë në grupe, fermerët realizuan dy ambiente të ndryshme në fermë. Në një anë plazhi e nga ana tjetër kampingun. Sfidë kjo që solli edhe shumë argëtim mes konkurrentëve.

Por cilat do të jenë këtë herë formulat e Agait? Çfarë pushteti do të ketë në dorë zgjedhja e publikut?

E ndërsa ora 21:00 po afron, spektakli i sotëm që transmetohet live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring, premton surpriza, formula të reja dhe sfida emocionuese që do të trondisin edhe një herë balancat në fermë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë