Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndertoje HEC-et në Kaçinar te Mirdites, jane rrahur gjate natës së mbrëmshme. Po ashtu jane djegur edhe 4 automjete.

Sipas disa burimev të Vizion Plus bëhet me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive të cilet jane dërguar për në spitalin e rreshenit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve te marra prane spitalit te Rreshenit dy persona kane mberritur ne urgjence me fraktura ne trup ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Sipas policise, deri ne keto momente, akoma nuk eshte bere kallëzim nga ana e personave të dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *