E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzohet avioni luftarak F-15 i Arabisë Saudite, vdesin dy pilotë

Një avion luftarak saudit u rrëzua këtë të enjte gjatë një stërvitje në pjesën lindore të mbretërisë. Si pasojë mbetën të vrarë dy anëtarët e ekuipazhit, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes në Riad .

 

“F-15SA u rrëzua gjatë kryerjes së një misioni rutinë stërvitor në bazën ajrore të Dhahranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ,Turki al-Maliki, në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Saudite e Shtypit.

 

Reklamë

Pesë muaj më parë, një avion luftarak i të njëjtit lloj u raportua se ishte rrëzuar pranë një baze në kufirin me Jemenin, ku si pasojë mbetën të vdekur dy pilotët. Për tetë vjet, Arabia Saudite  ka udhëhequr një aleancë ushtarake që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër rebelëve Houthi.

 

Autoritet vendase deklaruan se kanë nisur hetimin e shkaqeve të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë