Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

Grabitje me armë në një bankë në Gjermani, vritet...

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Rrëshqitje, dëmtime argjinaturash dhe bllokime rrugësh, Korça përballet me pasojat e reshjeve

24 Nëntor 11:04

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë vijuar të shkaktojnë problematika në disa zona të qarkut Korçë, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile kanë punuar pa ndërprerje për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e infrastrukturës.

Në territorin e bashkive të qarkut janë evidentuar rrëshqitje dherash, prurje të rritura në lumenj, dëmtime argjinaturash dhe bllokime të përkohshme të akseve rurale. Në Voskopojë dhe Voskop, ekipet kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e argjinaturave të dëmtuara nga prurjet e larta, ndërsa në Çiflig të Bulgarecit është punuar me ekskavator për pastrimin e tombinove përgjatë unazës. Monitorim i vazhdueshëm po kryhet edhe në lumin e Kamenicës dhe degëzimet e tij mbi Dvoran, të cilat paraqesin rritje të konsiderueshme të prurjeve. Vazhdojnë edhe punimet për funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë, që ishte prekur nga rrëshqitjet e dheut.

Në Kolonjë është ndërhyrë për devijimin e rrjedhës së lumit pranë urës së Qinamit, duke shmangur rrezikun ndaj këmbëve të saj. Në Starje janë larguar ujërat e mbledhura në lagjen Kaskollare, ndërsa në Prodan punimet janë fokusuar në shtratin e lumit. Në qytetin e Ersekës, shërbimi zjarrfikës ka pastruar pusetën qendrore të ujit, ndërsa sipas vlerësimit të NJVKSH-së, furnizimi me ujë të pijshëm është normalizuar.

Zona e Maliqit mbetet ndër më të prekurrat, ku janë evidentuar çarje në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll. Subjektet private, strukturat vendore dhe Mbrojtja Civile kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit për mbylljen e tyre, me qëllim shmangien e përmbytjeve të mëtejshme në tokat bujqësore dhe zonat e banuara.

Në Pustec situata paraqitet e qetë, pa problematika të raportuara, ndërsa të gjitha rrugët dhe shërbimet funksionojnë normalisht.

Në Devoll, punimet janë përqendruar në fshatin Progër, ku janë riparuar pritat e dëmtuara të lumit dhe është çakulluar rruga e dëmtuar nga erozioni. Në Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi çarja e tij kishte përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore.

Në Pogradec, komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje, të cilat janë pajisur me procesverbalet përkatëse dhe janë mbështetur me ndihma ushqimore. Problematikat kryesore janë regjistruar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në zonën e grykëderdhjes pranë gurores, ku ekipet kanë ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve. Në Njësinë Administrative Dardhas janë pastruar katër akse rrugore dhe qarkullimi është rikthyer normalisht. Në aksin Pogradec–Buçimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave për shkak të rrëshqitjeve. Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar një shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh dhe ekipet e emergjencave po vlerësojnë rrezikshmërinë. Ndërkohë, Hidrovori i Tushemishtit vijon punën normalisht.

Furnizimi me energji elektrike në qark është kryesisht i stabilizuar. Pa energji vijon të mbetet zona rurale e Kurteshit (11 abonentë), ndërsa të gjitha linjat që furnizojnë institucionet e rëndësisë së veçantë funksionojnë pa probleme. Hidrovori i Pogradecit operon normalisht.

Në aksin Qukës–Qafë Plloçë, subjektet kontraktore kanë vijuar largimin e inerteve nga shtrati i rrugës pas rrëshqitjeve të njëpasnjëshme, ndërsa qarkullimi është i mundur falë hapjes së një rruge sekondare.

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile vijojnë të monitorojnë situatën në të gjithë qarkun, duke ndërhyrë në kohë reale në zonat problematike për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe funksionimin e infrastrukturës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Korca Probleme Reshjet

Nga e njëjta kategori

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe armë zjarri, policia në kërkim të autorëve

më shumë...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i ri i Shëndetësisë

më shumë...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

më shumë...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

7:14

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

6:59

Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi...

6:33

Tërhiqen rebelët Huthi, nuk do ta mbyllin...

6:31

Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake...

6:12

Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall...

6:09

F-16 rumun rrëzon një dron që hyri...

5:56

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:35

Neutralizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshiu...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.