Këngëtarja Rozana Radi është shrehur gjithmonë publikisht, se e ndjen shumë mungesën e dy prindërve të saj, madje çdo trofe të fituar në festivale, ajo ua ka dedikuar atyre. Ditë më parë, ajo u përball edhe me një humbje tjetër në familjen e saj, pasi kantautori i madh Françesk Radi, njëherësh xhaxhai i këngëtares, u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

 

 

Gjatë kohës që Françesk Radi qëndroi në spital, Rozana përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkonte mbështetje dhe lutej për shërimin e tij.

 

 

Megjithatë çdo shpresë e këngëtares u shua të hënën e kësaj jave, kur kantautori ndërroi jetë.

 

 

Tani që Françesk Radi nuk ndodhet në mesin tonë, Rozana ka shkruar disa fjalë të fundit për të në italisht, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram.

 

 

“Një pjesë e jetës time ndodhet në qiell”,- shkuan Rozani, duke na bërë të prekemi sërish për këtի humbje të madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *