Arben Ristani e quan Lulzim Bashën një autokrat, dhe jo demokrat. Sipas tij, qëllim kryesor i kryedemokratit është ruajtja e “autokracisë brenda partisë”, për t’u rikonfirmuar në PD.

 

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Ristani tha se PD duhet të japë një shembull diametrailsht të kundërt me forcën që qëndron në pushtet.

 

Edhe pse e konsideroi garën brenda PD-së të pabarabartë, Ristani është i bindur që në 13 qershor do të ketë votë masive kundër Bashës.

 

 “Është e vështirë që pas tetë vjetësh opozitë, na duhet të përballojmë edhe katër vite të tjera opozitë. Lidershipi i Bashës nuk jep shpresë që situata mund të ndryshojë. Basha nuk përcjell dot besim te demokratët. Nuk ka çfarë të bëjë më tepër…Një demokrat dhe jo një autokrat si Basha do të ishte i duhuri për ta çuar PD-në në fitore. Ai nuk u jep kandidatëve listën e votuesve. Si autokrat, Basha vazhdon të mbajë garën në nivele të pandershme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *