E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rikthehet Milani i madh, përmbys Interin në finalen e Superkupës! Konseisao e nis me trofe aventurën te kuqezinjtë

Një fitore e madhe ko e Milanit mbrëmjen e sotme përballë interit në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Riad.

Pas Juventusit, Milani i Konseisaos përmbysi edhe Interin duke marrë trofeun.

Reklamë

Një ndeshje e cila u duk e mbyllur, pasi Interi shënoi golin e parë në pjesë të parë me anë të Lautaro Martinezit, dhe dyfishoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë.

Por pikërisht kur dukej sikur gjithçka u mbyll kuqezinjtë ndezën motorrët.

Ishte Teo hernandez i cili ngushtoi diferencën në minutën e 52-të duke shtuar ethet e takimit. Interi u përpoq të menaxhonte lojën, por ishte e pamundur.

Pulsic në të 80′ me asist nga Theo Hernandez shënoi golin e barazimit, duke treguar se Milani nuk dorëzohet kurrë dhe e meritonte të shkonte deri në fund.

Në sekondat e fundit të takimit, Abraham bëri mrekullinë duke realizuar përmbysjen që nuk e priste askush. 2-3 dhe lotë në fushë gjatë festës!

Vazhdo të lexosh

Reklamë