E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rikonstruksioni i kopshteve

Ore edukimi ne kopshte për mënyrën e ndarjes se mbeturinave ne kosha. Nisma është ndërmarre nga Bashkia e Tiranës. Kryetari Erion Veliaj gjate nje ore mësimi me fëmijët e kopshtit nr 20 tregoi se sa te rendesishem jane te vegjlit ne kete proces. I shoqëruar nga Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, kryebashkiaku  theksoi rendësine e edukimit te fëmijëve per te mbajtur pastër ambientin e përbashkët. Per ketë arsye ne te gjithë kopshtet e kryeqytetit do te zhvillohen ore te posaçme mësimi per mënyrën e hedhjes se mbeturinave ne kosha. Kryetari i bashkisë dhe Ministria e Arsimit vlerësuan edhe projektin “adopto nje kopsht” i cili ka tjetërsuar pamjen dhe infrastrukturën e këtyre institucioneve. Ministrja e Arsimit theksoi se edhe per stafet e edukatoreve ne kopshte do te kete standarde dhe rregulla te reja.

 

Më shumë video

Reklamë