E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rikonfirmohet në detyrë kryeprokurori i Vlorës Altin Binaj

Komisioni I Pavarur I Kualifikimit rikonfirmon në detyre drejtuesin e prokurorisë së Apelit në Vlorë.

 

Ai doli i pastër në të trija kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

Reklamë

Në seancën dëgjimore, komisionerët thanë se binaj kishte kryer deklarim të saktë pasurie, duke mos e fshehur atë.

 

Prokurori Binaj disponon dy apartamente, një në Vlorë dhe një në Orikum.

 

I përshtatshëm për të vijuar detyrën, Binaj u konsiderua edhe nga drejtoria e sigurimit të nformacionit të klasifikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë