Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu ditën e djeshme tregun e 5 Majit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Rreth 60 forca zjarrfikëse u angazhuan në terren për disa orë me radhë për të vënë nën kontroll dhe neutralizuar flakët.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme është raportuar një riaktivizim i zjarrit, duke bërë që forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë sërish për shuarjen e tij dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake, ka dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por shkaqet e sakta pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përkatëse.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
/vizionplus.tv





