Revista italiane “Grazia” shkrim mbi pozicionin e Shqipërisë për emigrantët

Revista italiane “Grazia” I kushtuar një shkrim te gjate refuzimit të autoriteteve italiane për të pranuar 177 emigrante nga Eritrea që donin te zbarkonin në këtë vend. Pas këtij refuzimi ata u dërguan në qëndrat e emigranteve të kontrolluara nga Kisha Katolike. Megjithatë pavarësisht se per momentin janë sistemuar, ekspertet e kesaj fushe te pyetur nga “Grazia” pohuan se udhëtimi I tyre i gjatë dhe i lodhshëm drejt një jete të re dhe të begate ende nuk ka përfunduar.
Në shkrimin me titull : “E vërteta përgjysmë e emigranteve te anijës DICIOTTI”, thuhet mes të tjerash se do të jetë e vështirë që një pjesë e këtyre emigranteve nga Eritrea të përfundojnë në Shqipëri pasi ky vend nuk është anëtar i BE-së, dhe nuk ka një ligj për të drejten e azilit sipas rregullave të Unionit. Ketu nuk duhet neglizhuar fakti se emigrantet nuk mund të lëvizen ne vende te tjera jashtë vullnetit të tyre, pa harruar faktin se të gjithë duan te shkojne ne veriun e Europës dhe jo një vend ballkanik. Kesisoj dërgimi I tyre ne Tiranë do të jetë shumë I vështirë, citohet me tej në shkrimin e “Grazia”, e cila i referohet edhe një prononcimi të dhënë nga gazetari i Vizion Plus, Thimi Samarxhiu i cili pikërisht për mundësinë e transferimit të emigranteve në Shqipëri, intervistoi pak dite me pare edhe ministrin e brendshëm Italian Mateo Salvini.
“Shqipëria nuk është e papërgatitur per nje situate te tille. Ne presim emigrante siriane, afganë, irakiane sepse nga vendi yne kalon rruga e rëndësishme ballkanike drejt Europës dhe refugjetet vijnë tek ne nëpërmjet Greqisë. Këtë vit kemi strehuar më shumë se 2600 emigrante”, citohet gazetari i departamentit të lajmeve në Vizion Plus në shkrimin e revistës së njohur italiane “Grazia”.





