Sheshi i qendror në kryeqytetin e Shqipërisë, dikur një shesh kaotik është transformuar në një oazë pemësh dhe shatërvanësh, një zonë pa makina, të cilin socialistët në pushtet po përdorin para zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.

 

Faturuar si sheshi më i madh i këmbësorëve në Ballkan nga Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Sheshi Skënderbej ishte shtruar me pllaka guri nga të gjitha anët e vendit për të simbolizuar unitetin kombëtar pas një transformimi prej 13.5 milionë euro ( 15.1 milionë dollarë).

 

“Ky është sheshi i identitetit tone kombëtar dhe europian. Gjithashtu, është sheshi i qytetarëve të barabartë, jo sheshi i pushtetit siç është konceptuar” tha Kryeministri Edi Rama në hapjen e madhe në fundjavë.

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se paratë mund të ishin shpenzuar më mirë për projekte në një nga vendet më të varfra të Europës.

 

Sheshi ishte qendra ku rrugët puqeshin, derisa diktatori stalinist Enver Hoxha e riorganizoi atë me një pallat të kulturës dhe pastaj një muze kombëtar dhe një hotel 15 katësh. Statuja e Hoxhës u rrëzua nga sheshi nga turma të zemëruara në shkurt të vitit 1991, pasi vendi hodhi poshtë komunizmin dhe përqafoi demokracinë, me shprehjen “te sheshi” për çdo lëvizje rebele kundër autoritetit.

 

Sheshi është 60.000 mijë metra dhe ka 100 shatërvanë.

 

“Kur bëjmë plane të mëdha dhe kur i bëjmë bashkë, ne shqiptarët bëjmë gjëra të mëdha”, tha Kryetari i Bashkisë Veliaj.

 

Duke pasur parasysh historinë e tij, sheshi është përsëri në qendër të ndarjes politike të Shqipërisë. Gjatë fushatës në rajonin verior të Dibrës, Basha tha se paratë e shpenzuara ishin të barabarta me pesë vjet të buxhetit të rajonit të tyre dhe mund të kishin paguar për 10 shkolla të reja në Tiranë.

 

Një ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, Kryeministri Rama kishte promovuar një projekt për të bërë sheshin një zonë për këmbësorë. Pasi Rama e humbi Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, bashkia i kaloi  kreut të opozitës Basha, rivali i tij, i cili hoqi dorë nga ky projekt, duke shtruar rrugën rreth perimetrit dhe duke shkaktuar kaosin e trafikut në nxitimin e mëngjesit.

 

Përshtati në shqip nga Reuters: Gerta Banushi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *