Një stuhi e fuqishme shiu përfshiu mesditën e kësaj të diele qytetin e Durrësit, duke krijuar vështirësi ne qarkullimin e automjeteve si në rrugët kryesore e po ashtu edhe në ato dytësore. Rrugët u mbuluan nga uji pranë qendrës, tek stacioni hekurudhor si edhe ne kryqëzimin “Aleksandër Goga”. Gjithashtu, probleme serioze nga reshjet kishte edhe vija bregdetare ku, pushues të shumë te ardhur nga Kosova e Maqedonia u gjenden të papërgatitur nga ndryshimet klimaterike. Moti i keq me shtrëngata ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit. Për shkak të stuhisë, u ndërpre puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *