Vendi
Reshjet e borës shkaktojnë probleme në qarkullim, disa fshatra në Korçë pa energji elektrike

Rikthehen reshjet dëborës në zonat malore të qarkut të Korçës. Trashësia në këto zona shkon nga 7-25 cm, megjithatë rrugët e fshatrave turistike të Voskopojës dhe Dardhës janë të kalueshme.
Reklamë
Në rrugën e Dardhës është i këshillueshëm përdorimi i zinxhirëve nga km 4 deri në fshat.
Reklamë
Në disa fshatra ka probleme me qarkullimin.
Bora dhe era e fortë kane shkaktuar probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa prej fshatrave të zonave malore. Nazmi Qose, administrator i Gores ka bërë me dije se nga nata e mbrëmshme 15 fshatra të kësaj njësie janë pa energji elektrike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




