Ditën e djeshme, pas 24 urdhërarresteve të lëshuara nga GJKKO për pedagogët dhe stafin drejtues tek Univerisiteti Bujqësor të Tiranës, grupi parlamentar i PS organizoi një dëgjesë publike me rektorin e univeristetit Fatbadh Sallaku.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama drejtoi akuza të forta drejt SPAK, duke theksuar se po kërkohet largimi i mazhorancës nga detyra.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare i kërkoi mazhorancës që të mos bëhen strehë mbrojtëse për të korruptuarit dhe personat e akuzuar për korrupsion nga SPAK. Niko Peleshi iu kundërpërgjigj Bardhit duke u shprehur se nuk është ashtu si thotë ai.
Bardhi: Rektori ende sot që flasim nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyrë të sqarojë, senatin akademik, kërkon të rrefehet në grupin parlamentar të PS, në shkelje flagrante të Kushtetuës dhe Ligjit. Kjo na krijon bindjen se ajo që po ndodh në UBT është një injorim total i ligjit. Së dyti ju si grup parlamentar nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për të zhvilluar seanca dëgjimore me të akuzuar për korrupsion sepse do t’iu vijë dita që do t’ju kërkojnë të rrëfehen edhe të akuzuarit për pjesëmarrje në krim të organizuar Më thonë që ka ardhur një kërkesë nga Safet Bajri për ta dëgjuar. Edhe ai pretendon se është i diskruminuar nga Prokuroria e Posaçme. Nëse thërrisni për të dëgjuar një të korruptuar, thërrisni dhe një të inkriminuar në krim të organizuar.
Peleshi: Ai nuk u mor me procesin por ngriti shqetësimin e një procesi tjetër ku ndodhet UBT dhe i shqetësuar për imazhin e tij. Erdhi të sqarojë cilat janë projektet e universitetit dhe erdhi të kërkojë mbështetje për procese të tjera, jo procesin hetimor. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, e kundërta e asaj që Gaz Bardhi tha këtu.
Bardhi: Mendova se e keni pranuar edhe kërkesën e Safet Bajrit kur u çove. Kur ta merrni vendimin na tregoni. Ne si grup parlamentar jemi betuar të respektojmë Kushtetutën dhe ligjin jo kodin e mafias. Vijnë dhe rrëfehen në një grup ku një pjesë prej jush janë në mëkatare se rektori vetë./vizionplus.tv





