E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Refuzimi i Samitit të BE/ Reagon Tabaku: Pse? Rama, kryeministri më autokrat në rajon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për refuzimin e Shqipërisë ndaj Samitit të BE më 23 Qershor.

 

Reklamë

Tabaku shprehet se i kupton aryset e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për refuzim por nuk kupton arsyet e Shqipërisë.

 

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për saksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” shkruan Tabaku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë