Receta tradicionale e qifqive të Gjirokastrës nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell recetën tradicionale të qifqive të Gjirokastrës, një nga gatimet më të veçanta të kuzhinës gjirokastrite, që me përbërës të thjeshtë dhe aromën karakteristike të nenexhikut, ruan shijen autentike të traditës.
Përbërësit:
- 1 gotë oriz GOLD
- 3–4 kokrra vezë
- 2 filxhanë vaj GOLD
- Kripë, piper dhe nenexhik
Përgatitja:
Orizin, pasi e kemi larë, e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë dhe e lëmë derisa të përthithë plotësisht ujin. E largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë vezët njëra pas tjetrës, duke i përzier me lugë druri. Në fund, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik.
Në një tigan me gropëza, vendosim nga pak vaj në secilën gropëz dhe, me anë të një luge, hedhim nga masa e përgatitur. I skuqim qifqitë nga të dyja anët.




