Deputeti i PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza ndaj qeverisë teksa thotë se kanë ulur numrin e testimeve për “tu mburrur” për rënien e rasteve me Covid.

 

Sipas Shehut, të gjitha shifrat e deklaruara në vendin tonë janë shumë nën realitet.

 

“Logjika e Qeverise, ulim testimet per te “ulur” rastet Covid!
Ne fakt po te mos testosh mund te deklarosh edhe “zhdukjen” e Covid. Mburen se kane rene rastet e reja Covid….por duke u ulur testimet ne 1440. Italia realizon 5 mije testime PCR per 1 milion banore ne 24 ore.

 

Shqiperia 500 testime per 1 Milion banore edhe pa deklaruar sa prej tyre jane PCR.Kur edhe nga te dhenat zyrtare pozitiviteti i testimeve edhe sot eshte mbi 15% ne vendin tone.

Ndersa ne vendet e tjera europiane nuk kalon 3%….dhe atje kjo shifer perben alarm per ata. Ne keto raporte eshte dhe numri i vdekjeve.
Pa dyshim te gjitha keto shifra te deklaruara ne vendin tone jane shume nen realitetin. Prandaj ne fund kur shpallen vdekjet plus del realiteti tragjik me reth 22400 humbje jete prej shkurtit 2020.

 

Duke arritur keshtu ne vend te pare ne Europe dhe nje nder me te lartat ne bote per vdekjet Covid.
Ky eshte realiteti tragjik shqiptar, qe kjo Qeveri kerkon vetem ta maskoje, por jo ta permiresoje sado pak.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *