Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Rama ka falenderuar deputetët që e votnuan ndërsa i është kthyer Sali Berishës i cili nuk e votoi duke e konsideruar mosvotimin e tij si një arsye neverie pa din e iman.

 

Më tej në reagimin e tij, Rama ka përforcuar më shumë paralajmërimin që bëri gjatë ditës së djeshme në kuvend për shpalljen non-grata të Sali Berishës, përpos SHBA.

 

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!

Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”

 

Rezoluta kundër raportit të Dick Martit u miratua gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë me 125 vota pro dhe asnjë kundër.

 

Seanca edjeshme u shoqërua me debate të forta dhe zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *