E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Raporti i DASH kopja e vjetshme”/ Këlliçi: Rama ka të drejtë, asgjë nuk ka ndryshuar

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ramës, i cili tha se “Raporti i DASH për korrupsionin në Shqipëri, është copy-paste i vitit të kaluar”.

 

Reklamë

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ironizon Ramën, ndërsa shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar.

 

“Koka e qeverisë tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është një kopje e raportit të vjetshëm. Po doemos! Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të pretendojmë se Shqipëria do të ndryshojë për sa kohë qeveris Edi Rama.”-shkruan Këlliçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë