E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama uron “Vetëvendosjen”: Vullneti i popullit të rimëshirohet në një qeveri të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 prillit në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për vendin.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik & social”, shkruan Edi Rama.

Më shumë video

Reklamë