Subscribe

Takimin me studentët e universitetit të Elbasanit, Rama e shfrytëzoi për t’i bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të votojë ngritjen e institucioneve të Vettingut

 

“Nëse ne nuk bëjmë Vettingun, nëse nuk ndajmë personat me integritet dhe persona të aftë që punojnë në pallatin e drejtësisë, por të gjithë të kalojnë nga godina e vjetër tek ajo e re duke shembur të vjetrën, atëherë nuk kemi bërë asnjë gjë. Nuk kemi shembur asgjë. Nëse nuk e lejojmë ngritjen e sistemit të Vettingut, ne nuk e fillojmë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga mbetjet e rrezikshme do të thotë se po bëhesh mburojë e të korruptuarve, që gjykatësit e prokurorëve mbrojnë.

 

Kryeministri sqaroi edhe paralelizmin qe shpesh i behet ne mënyre te gabuar, protestës se opozitës me tubimin masiv kundre qeverise ne Rumani.

 

“Absurdi është se në Rumani populli doli në shesh se qeveria mori një vendim për të penguar zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Këtu qeveria i përgjigjet dhe udhëheq aspiratën e popullit për reformën në drejtësi. Është njësoj si të dalësh në shesh e të thuash, popull çoju e më merr mua se gjithçka po më gjen. Pjesa tjetër, reforma në drejtësi prek interesa shumë të forta, kërcënojnë këputjen e  lidhjeve shumë të forta, lidhje të prodhojnë fitime të mëdha dhe jo të ligjshme. Përfitime të mëdha dhe jo të ligjshme, financiare. Arsye tjetër unë nuk shoh”.

 

Shefi i qeverisë iu drejtua opozitës duke i thënë se është e drejta e saj të protestojë apo bojkotojë Kuvendin, por jo në këtë moment kaq vendimtar për vendin.

 

“Por ne na intereson të ndërtojmë 1 orë e më parë sistemin e Vettingut dhe opozita të heqë çdo hije nga vetja, të votojë ngritjen e Vettingut dhe pastaj në dashtë ti ikë nga parlamentit, të protestojë . Nëse opozita nuk vjen, Vettingu bllokohet. Gjykatat janë bërë si tregu i Qazimit këtu në Elbasan, shkon të marrësh drejtësi të thonë ik se nuk ka u shit”.

 

Më herët Rama e cilësoi Reformën  në drejtësi si yllin polar ne përpjekje per te bere shtet.

 

Ndërkohe, nje grup studentesh kane protestuar ne nisje te takimit. Ata mbanin ne duar parulla ku shkruhej: Reforma ne arsim e dështuar dhe Rama jep dorëheqjen.

 

 

 

 

Me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për Shqipërine e Gjeneratës Tjetër dhe për reformat që bëjnë shtet; ku themelore është Reforma në Drejtësi dhe Vetingu kyçi i saj

Posted by Edi Rama on Monday, February 27, 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *