Takimi mes kryeministrit Edi Rama, kryetarit te kuvendit Ilir Meta dhe liderit te opozitës Lulzim Basha, ka prodhuar nje rezultat: Negociatat  do te vazhdojnë dhe do te bazohen mbi propozimin hibrid te Ndihmës Sekretares Amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland.

Ne përfundim te takimit, i pari qe foli ishte kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ne mënyre lakonike theksoi se marrëveshja duhet te gjendet tek propozimi i Nuland dhe tek rekomandimet e Komisionit te Venecias.

Lulzim Basha: Negociatori ynë, z.Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje, bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit  dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale. Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë proces. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve tanë lajmin e mirë.

Kreu i LSI, Meta ka zgjedhur te mos flasë per median pas takimit, ndërkohe qe kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar nje aktivitet te Akademisë Politike për te përsëritur se çdo propozim i opozitës qe pranohet nga ndërkombëtaret, do te pranohet edhe nga mazhoranca. Megjithatë Rama e ka bere te qarte se pavarësisht rezultatit te negociatave, reforma do te votohet te enjten.

Edi Rama: Unë do ta mbyll, duke ju thënë në sy, një për një, të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, që të luash me fatin e Shqipërisë në këtë farë feje, thjesht e vetëm sepse ke hallin se si do shkojë puna e mandatit tënd, është vërtet diçka që ka vetëm një emër. Këtë emër unë e kam ruajtur ta them ditën e enjte. Unë personalisht dhe jam i bindur që njësoj si unë edhe të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, shokët, shoqet e grupit tonë parlamentar, ditën e enjte do shkojmë në parlament, jo për fatin e mandatit tim, por për fatin e Shqipërisë. Unë jam i vendosur deri në fund të luftoj për të bërë mirë e jam i bindur që në 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë.

Takimi trepalësh ishte edhe përballja e pare mes Edi Rames dhe Ilir Metes pas deklaratës se ketij te fundit per krijimin e nje qeverie teknike; e megjithatë kryeministri nuk foli ne asnjë moment per kete propozim edhe pse skicoi serish kufijtë e bashkëqeverisjes PS-LSI.

Edi Rama: Ky rrugëtim, rrugëtimi drejt BE dhe të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe reformat e domosdoshme që sjellin dhimbje, sjellin sakrifica janë borxhi që ne u kemi fëmijëve tanë. Ne nuk mund të marrim borxh të ardhmen e tyre për të zgjatur jetën e një pushteti të ngritur mbi çdo lloj bashkëjetese, që nuk ka në themelin e vet bindjen e plotë se jemi të gjithë në krahun e drejtësisë dhe jemi të gjithë në mbështetje të këtij revolucioni të pashmangshëm e të pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër.

Ne këtë takim tre politikanet kane mandatuar Engjell Agacin, Oerd Bylykbashin dhe Ylli Manjanin si negocitore; duke shënuar keshtu rastin e pare qe Lëvizja Socialiste per Integrim përfshihet ne negociatat per reformën ne drejtësi, te cilat deri me tani janë zhvilluar vetëm mes PS dhe PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *