E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon zyrtarët gjermanë/ Kancelari Scholz viziton Shqipërinë në qershor

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Berlin me drejtues dhe anëtarë të koalicionit qeverisës në Gjermani, të cilët kanë përsëritur mbështetjen për Tiranën në rrugën drejt integrimit evropian.

 

Reklamë

Më herët këtë të enjte, në seancën e Parlamentit Gjerman, kancelari Olaf Scholz theksoi se Gjermania po përpiqet që të shmangë pengesat që bllokojnë përparimin e negociatave.

 

Reklamë

“Kjo ka të bëjë me sigurinë tonë, e cila nuk mund të arrihet pa një ballkan perëndimor të qëndrueshëm dhe evropian.”-argumentoi Scholz në fjalën e tij.

 

Duke folur edhe për procesin e berlinit, të iniciuar nga paraardhësja e tij Angela Merkel, kancelari Scholz bëri të ditur se në qershor do të vizitojë rajonin, me mesazhin e qartë se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë