Subscribe

Mediat serbe i kanë konsideruar “sulme ndaj Serbisë” deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin.

 

B92 shkruan se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake në veri të Kosovës.

 

“Nuk ka dyshim fillimisht, se mbi të gjitha, Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë”, tha Rama.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi më herët se ka paralajmëruar zyrtarin e lartë që nëse rrezikohen serbët, do të presin 24 orë për reagim të NATO-s, përkundrazi do kundërpërgjigjen vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *