Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ngujimi i studentëve në fakultete po bëhet pengesë për zhvillimin e orëve të mësimit.

 

Gjatë prezantimit të “Platformës së punësimit të studentëve ekselentë”, Rama tha se studentët kërkojnë gjëra që nuk do të bëhen kurrë.

 

Ai deklaroi se shoqëria nuk ka për detyrë që të paguajë masterat e studentëve pasi ajo është një kërkesë individuale.

 

Më tej duke u ndalur tek platforma “Punë të Mbarë”, kreu i qeverisë pohoi se në administratë janë 803 vende të lira pune.

 

Ai tha se gara e punësimit për të rinjtë ekselentë do të jetë transparente.

 

Sipas Ramës, programi I punësimit të të rinjëve ekselentë nuk do të ishte bërë pa protestën e studentëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *