Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Brukselit ku pasditen e sotme pritet të takohet me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa.
Ky takim vjen në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria tashmë ka përparuar duke hapur të gjithë grupkapitujt.
Bëhet me dije se vizita e Ramës me Antonio Costën do të jetë informale, ndërsa Shqipëria pret të marrë raportin e vlerësimit të standardeve për reformimin e gjyqësorit për kapitujt 23 e 24, i quajtur “Ibar”.
Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grup-kapitujve.
Me metodologjinë e re të negociatave, mundet që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë rikthimin e procesit në pikën fillestare.
Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit në procesin e negociatave.





