E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Shqipëria është rritur me 8 pozicione në indeksin e konkurrueshmërisë globale për udhëtimin dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social Facebook, të dhënat e Forumit Ekonomik Botëror për turizmin në Shqipëri.

 

Reklamë

“KUSH GËNJEN? (12)

 

Forumi Ekonomik Botëror publikon të dhënat globale për Turizmin.

 

Ja të dhënat për Shqipërinë:

 

Shqipëria është rritur me 8 pozicione në indeksin e konkurrueshmërisë globale për udhëtimin dhe turizmin duke u renditur edhe në 15 vendet me përmirësimin më të madh krahasuar me vitin 2015.
Indikatorët e vlerësuar:

 

“Mbrojtje dhe siguri” përmirësim me +24 pozicione duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit;

 

“Prioritizimi Udhëtimeve dhe Turizmit” rritje me + 31 vende ndikuar kryesisht nga Qeverisja e industrisë së udhëtimit e turizmit si edhe efektiviteti i marketingut dhe brandimit;

 

“Burime Njerëzore dhe Tregu i Punës” përmirësim me +17 vende

 

“Konkurrueshmëria në Çmime” + 10 vende ndërsa “pariteti i fuqisë blerëse PPP” +14 vende;

 

“Qëndrueshmëria e mjedisit”: përmirësimet e ndjeshme në rregullimin e mjedisit kanë rritur me 37 vende pocicionin ndërkombëtar të Shipërisë;

 

“Infrastruktura tokësore dhe portuale” + 15 vende; “përmirësimi i infrastrukturës portuale” + 17 vende; “përmirësimi në rrjetin e transportit rrugor” + 11 vende; “Cilësia e rrugëve” + 6 vende”’, shkruan Rama, duke cituar Forumin Ekonomik Botëror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë