Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndihet i lumtur këtë të shtunë që po bie shi, jo për bereqet, por për situatën energjitike.

 

Nga Mallakastra, ku po zhvillon një takim me  banorët, duke theksuar varësinë e vendit tonë nga reshjet, Rama theksoi se jemi në një proces transformimi.

 

Po ashtu, ai vuri në dukje edhe rëndësinë e bashkimit, pavarësisht bindjeve politike.

 

Sot jemi pjesë e një bote që është në luftë. Kërkohet vullneti për tu bashkuar dhe secili në këtë bashkim mban pjesën e vet. Është një bashkim ku secili vjen me madhësinë e vet dhe merr edhe të ardhurat”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, tha kryeministri agroturizmi duhet të marrë fuqi shumë të madhe.

 

Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit. Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët”, tha Rama.

 

Kreu i qeverisë sfidoi po ashtu emigrantët, duke u thënë që të vijnë dhe të punojnë në tokat e tyre dhe për të parë se do të kenë më shumë përfitime se grekrit apo italianët.

 

Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër. Ama këto eksporte janë produkte të njerëzve që po ia shohin hajrin punës në bujqësi. Ne duam të arrijmë në 1 miliard eksporte në fund të kësaj dekade. Unë i sfidoj ata që punojnë në Greqi dhe Itali të shikojnë sa marrin atje nga italianët dhe grekët dhe të shikojnë se sa marrin në fushën e Lushnjës. Tha njëri në Lushnje ne nuk i deklarojmë pagat se janë më të larta që japim”, deklaroi kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *