E shtunë, 3 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: S’do lejojmë një ’97 të dytë, opozita frikë nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj paralajmërimit te opozitës për të përshkallëzuar protestën, duke bllokuar rrugët. Për shefin e qeverisë, kjo nisëm në thelbin e saj mbart friken ndaj reformës në drejtësi. Ata që janë ngujuar në çadër tha Rama, nuk duan që të shkarkohen gjyqtarët e korruptuar.

 

Reklamë

Nga Gjirokastra ku u takua me te rinjtë qe votojnë per here te pare Rama risolli në kujtesë edhe vitin e mbrapsht të 97. Sipas liderit te mazhorances autorët e atyre ngjarjeve janë sot në çadër.

 

Kryeministri ftoi qytetarët për të votuar në 18 qershor, jo për më shumë vota për Partinë Socialiste, por se nga aty do të nisë udhën zbatimi i reformës që synimin kryesor ka formimin e shtetit.

 

Fjalën e plotë të Ramës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Më shumë video

Reklamë